Deputeti i PD Belind Këlliçi ka zbuluar ekskluzivisht për Quo Vadis ne Vizion Plus se Primaret për zgjedhjet e ardhshme vendore do të bëhen me aleatët e opozitës.

 

Këlliçi tha se gjatë kësaj jave, kreu i PD Sali Berisha do të ketë bisedime me aleatët, duke marrë parasysh edhe peshën politike që partitë kanë në elektorat.

 

Duhen përfshirë aleatët patjetër ne Primare, dhe prandaj kam përshtypjen një nga pikat kryesore të procesit është edhe votimi i simpatizantëve.

Unë gjykoj që këtë javë do të ketë bisedime të Berishës me partitë aleate, patjetër duke marrë parasysh peshën politike të çdo aleati me të cilin do të futesh në koalicion.

Sipas gjykimit personal, do të ketë edhe zona të caktuara që mund të ketë kandidat nga partitë aleate. Në këto zona do ftohen të gjithë.

Regjistri është bërë, por procesi i regjistrimit në regjistër fillon katër javë para datës së primareve. Modalitetet i përcakton Këshilli Kombëtar.

Forumi më i lartë midis dy kuvendeve të partisë është Këshilli Kombëtar, i cili po të ulet me një vendimmarrje pas 8 orësh diskutime, po bie dakord të hartohet një rregullore me kritere të përcaktuara me standarte fikse që ti japim mundësinë të hapë dyer partia”, tha Këlliçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *