Subscribe

Fakulteti Ekonomik do të publikojë këtë të martë në faqen e tij zyrtare listat e para të maturantëve fitues.

 

Në një konferencë për shtyp, dekani i Ekonomikut, Dhori Kule deklaroi se regjistrimet e maturantëve do të zgjasin nga 2 shtatori deri më 15 shtator, ndërsa spjegoi për maturantët edhe fazat e shpalljes së listave fituese.

 

“Nga 31 deri në 1 shtator shpallen rezultatet e aplikimeve. Raundi i parë fillon me 2 shtator-15 shtator. Ka 7 faza 48 orëshe, të mos shqetësohen që fazën e  parë apo të dytën nuk e shohin veten fitues. Shpërndarje e më të mirëve do të bëjë që të vijë radha në fazat e tjera.”

 

Në fakultetin Ekonomik, këtë vit sipas dekanit Dhori Kule janë 21 523 aplikime, 1200 aplikime më shumë se një vit më parë.

 

Në konferencë morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Drejtësisë, i Gjuhëve të Huaja si dhe ai I Shkencave Sociale. Sipas dekanit të Drejtësisë, Artan Hoxha fakulteti Drejtësisë edhe për këtë vit ruan të njëjtën kërkesë të aplikimeve.

 

Kurse sa I takon atij të Gjuhëve të Huaja, dekani Artun Sula  tha se dhe në këtë Fakultet ka pasur një rritje të konsiderushme të aplikimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *