Subscribe

 

Sikundër paralajmëroi një dite me pare mazhoranca rrezoi dekretin e presidentit per rishqyrtimin e buxhetit te shtetit 2019.  Ministri Financave Arben Ahnetaj tha se ligji i miratuar plotëson te gjitha kërkesat e studenteve.

 

Duke mbrojtur ligjin ne Komisionin e Ekonomisë, Ministri u shpreh se duhet një pakt kombëtar për arsimin ne mënyrë qe problemet te zgjidhen ne mënyrë shteruese. Për ketë Ahmetaj i beri thirrje studenteve te ulen ne dialog.

 

Burimet e financimit sipas Ministrit gjenden ne grantin qe qeveria i jep universiteteve ne masën 7.4 miliard leke.

 

Deri me tani nuk ka një kosto te kërkesave te studenteve pasi ajo do te dale pas negociatave dhe dialogut mes qeverise dhe te rinjve.

 

Por Komisioni i Ekonomise ka rrezuar presidentin Meta edhe sa i takon kandidatures se propozuar nga ai per drejtimin e KLSH.

 

Behet fjale per kandidaturen e Vitore Tushes pasi sipas anetareve te komisionit, ajo nuk ka eksperience ne auditimet financiare.

 

Per pasoje Komisioni i Ekonomise i ka propozuar parlamentit rrezimin e kesaj kandidature.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *