Pandemia ka goditur rëndë edhe ekonominë në Brazil.

Ministri i Ekonomisë, Paulo Gedes paralajmëroi se për një muaj vendi mund të përballet me kolaps të ekonomisë së saj. Kolapsi mund të shkaktohet nga mungesa e ushqimit dhe shpërbërja sociale për shkak të masave restriktive të vendosura për parandalimin e përhapjes së virusit.

Gedes tha se prodhimtaria mund të dëmtohet brenda 30 ditëve.

“Pas 30 ditëve mund të fillojë të mos ketë produkte në dyqane, prodhimtaria do të dëmtohet dhe do të jemi në situatë të kolapsit ekonomik dhe shpërbërjes sociale”, deklaroi ministri.

Në total, Brazili regjistron 9,190 viktima dhe 135,773 të infektuar me COVID-19, ndërsa mbi 55 mijë kanë arritur të shërohen nga kjo sëmundje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *