Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
27 May 2026
Vizion fokus

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që...

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5...

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama: Kemi thyer...

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli intensifikon sulmet

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta kthejë çdo...

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në mes të natës...

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata e Lartë...

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren, bullgari e...

“Ekonomia në 2025 u rrit me 3.8%”, Ibrahimaj: Më e lartë krahasur me mesataren e Bashkimit Evropian

27 Mars 11:29

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp deklaroi se ekonomia shqiptare ka shënuar rritje prej 3.8% në tremujorin e fundit të vitit 2025, duke tejkaluar mesataren e Bashkimit Evropian prej 1.4% dhe atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor prej 3%.

Ibrahimaj: Dje janë publikuar shifrat zyrtare për rritjen ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025. Për tremujorin e fundit të viti rritja ekonomike ishte 3.8 %, një rritje më e lartë krahasur me mesataren e Bashkimit Evropian e cila ishte 1.4% dhe më e lartë se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila rezultoi të ishte 3%.

Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur kryesisht nga sektori i shërbimeve, ndërsa kontributin më të madh pozitiv e ka dhënë ndërtimi. Nga ana tjetër, ajo evidentoi performancë negative në sektorin e informacionit dhe komunikacionit, si edhe rënie në bujqësi, pyje dhe peshkim.

Ministrja sqaroi se në sektorin e bujqësisë bëhet fjalë për prodhimin bujqësor dhe jo për atë agro-industrial. Sipas saj, struktura e kërkesës mbetet e dominuar nga konsumi i familjeve, ndonëse ky i fundit ka shënuar rënie ndër vite.

Ibrahimaj: Rritja ka ardhur kryesisht nga shërbimet. Kontributin kryesor pozitiv në tremujorin e katërt e ka pasur sektori i ndërtimit. Performancë negative ka pasur sektori i informacionit dhe komunikacionit. Një tjetër sektor që ka rezultuar me rënie është sektori i bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit. Brenda bujqësisë është e rëndësishme të shpjegohet se këtu bëhet fjalë për prodhimin bujqësor dhe jo për atë agro-industrial. Sa i takon metodës së shpenzimeve, struktura e kërkesës mbetet e pandryshuar, e dominuar nga konsumi i familjeve, ndonëse konsumi i familjeve ndër vite ka ardhur në reduktim.

Sa i përket të gjithë vitit, Ibrahimaj bëri të ditur se rritja ekonomike për 2025 rezultoi 3.8%, pak më e ulët se parashikimi i qeverisë prej 3.9%.

Ajo nënvizoi se këta tregues dëshmojnë stabilitetin e ekonomisë shqiptare, duke shtuar se edhe niveli i borxhit publik ka ardhur në ulje.

Ibrahimaj: Për të gjithë vitin 2025 rritja ekonomike rezultoi 3.8%, pak më e ulët se parashikimet e qeverisë që kishte parashikuar një rritje prej 3.9%%. Të gjithë këta tregues tregojnë për një stabilitet të ekonomisë shqiptare. Stoku i borxheve ka ardhur në reduktim.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë, Hita viziton në spital efektivin e plagosur: Misioni ka rrezikun e vet, keni përkrahjen time

më shumë...

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri i restaurimit të ikonografisë shqiptare

më shumë...

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe subjektet që kanë kontribuuar më shumë për turizmin

më shumë...

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet me 5 lekë, ja me sa do të shitet benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:42

U plagos në Korçë gjatë operacionit antidrogë,...

12:15

Arti në zi, ndahet nga jeta mjeshtri...

11:58

Ceremonia “Tea Awards 2026”, vlerësohen bashkitë dhe...

11:42

Bordi publikon çmimet e reja, nafta ulet...

11:34

“Shqipëria, një hap më pranë BE-së”, Rama:...

11:29

5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve...

11:18

Dhjetëra të vrarë në Liban ndërsa Izraeli...

10:51

Berisha mesazh për Kurban Bajramin: Zoti ta...

10:26

Ekspozimi në diell, problematikat e lëkurës të...

10:23

Kongresistët amerikanë takohen sot me krerët në...

10:10

Të shtëna me armë zjarri në mes...

10:06

Punonjësi i Gardës i jep fund jetës...

10:03

43 vite burg grupit të Shullazit, Gjykata...

10:00

Shqiptari në Greqi i ngacmoi seksualisht partneren,...

9:39

Një i vdekur dhe nëntë të zhdukur...

Falja e namazit në Fier
8:36

Kurban Bajrami festohet në mbarë vendin, besimtarët...

8:24

DETAJE/ Trafikanti në Korçë përplasi makinën e...

8:10

Sot Kurban Bajram, Presidenti Begaj uron besimtarët...

7:51

Muslimanët festojnë Kurban Bajramin, mijëra besimtarë kryejnë...

7:14

Aksidentohen dy policë gjatë aksionit antidrogë në...

Më të klikuarat

  • Aksident tragjik në Tiranë, humb jetën shoferi
  • Shtetasi italian Francesco Diviesti Pesë plumba nga dy armë, vrasja e italianit “çmontoi” grupin...
  • “S’mund të ketë bashkëpunëtor drejtësie për një akside...
  • Rama në Bruksel: Shqipëria fanatike e BE, nuk ndiejmë kënaqë...
  • “Puna e Shqipërisë për 10 vite ka dhënë rezultat”...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.