E enjte, 5 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Video · Ekonomi

“Ekonomia fillon rritjen”

Qeveria shqiptare deklaron se vendi ka kaluar tashmë situatën e vështirë ekonomike dhe është orientuar drejt rritjes ekonomike. Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat, flet për rritje të eksporteve, importeve, fuqisë blerëse dhe rënie të papunësisë. Ahmetaj duke iu referuar të dhënave foli për rritjen e numrit të bizneseve vendase dhe të huaja në Shqipëri përgjatë muajve të fundit. Duke i dhënë në këtë mënyrë një përgjigje të gjithë atyre që kanë akuzuar për largim të investitorëve të huaj nga vendi. Ministri i Financave theksoi se qeveria ka bërë gati një paketë të re lehtësuese për sipërmarrjen, me qëllim përmirësimin e klimës së biznesit.

 

 

Më shumë video

Reklamë