Subscribe

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ervin Mete ka majtur fjalën në panelin e dytë në Kongresin e PS po diskutohen prioritetet zhvillimore: Infrastruktura, Energjia, Financat, Turizmi, Bujqësia, Kultura.

 

Minsitri Mete tha se ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe vendi po hyn në një fazë të re zhvillimi. Qëllimi është që kjo rritje ekonomike të përkthehet në mirëqenie të shtuar për qytetarët.

 

Mete: Buxheti i vitit të ardhshëm këtë rritje ekonomike e përkthen në investime publike, në financim të reformave të rëndësishme siç ishte Reforma në Drejtësi, ashtu siç financohet arsimi, shëndetësia, mbrotjtja, etj. E bëjmë këtë duke arritur në të njëjtën kohë të ulim borxin publik nën 60% pas afro 13 vitesh. Kemi një nga shkallët më të ulëta të papunësisë dhe rritje të numrit të të punësuarve. Vitin tjetër, që nga mesi i vitit 2024 do arrijmë pagat mesatare 900 euro në sektorin publik. 

 

Kemi indeksuar pensionet dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një tjetër paketë mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti. Kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë në mbështetje për këto shtresa në nevojë. Kemi pasur një sezon të mirë turistik dhe pritet që numri i turistëve të arrijë në mbi 10 milionë në fund të dhjetorit. Pani i rritjes së BE për Ballkanin Perëndimor është një lajm i mirë, pasi pritet të akordohen 6 milionë euro në formë grantesh dhe kredish të buta. Në vitin 2023 kemi qëllim që e njëjta mbështejte që i jepet qytetarëve të BE t’i jepet edhe qytetarëve të Ballaknit Perëndimor./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *