Ekonomia e Eurozonës është tkurrur me 12.1% në tremujorin e dytë të vitit, duke shënuar rënien më të madhe në historinë e BE-së.

Por sipas të dhënave te Agjencisë së Statistikave të Bashkimit Europian prodhimi i Brendshëm Bruto për të gjitha vendet e bllokut parashikohet të shënojë një tjetër rënie me 11,9 përqind në 3 mujorin e ardhshëm.

Në raportin e fundit, Eurostat thekson se këto janë rëniet më të mprehta në ekonominë e zonës të regjistruara ndonjëherë. Ulja ka ardhur si pasojë e shtrëngimit të masave për parandalimin e përhapjes së Covid 19 në shumicën e vendeve anëtare.

Të gjitha vendet e bllokut kanë regjistruar ndikimin e pandemisë në ekonomi, por më rëndë është goditur Spanja, me 18.5%.

Vend ii dytë më i goditur është Portugalia me 14.1%.

Gadishulli Iberik pasohet nga Franca dhe Italia, duke regjistruar një rënie përkatësisht me 13.8% dhe 12.4%.

Ndërsa vendet të cilat kanë regjistruar ndikimin më të ulët të pandemisë në ekonomi janë Lituania dhe Gjermania.

Komisioni Europian paralajmëroi në maj për një recension të përmasave historike këtë vit. Për të ndihmuar në rindërtimin e ekonomisë në vendet e bllokut, udhëheqësit evropianë ranë dakord për krijimin e një fondi prej 750 miliardë euro, dhe sipas marrëveshjes, 360 miliardë euro do të jepen si kredi dhe 390 miliardë euro si grante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *