E diel, 8 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

“Ekonomia drejt objektivit”

Ekonomia ka vijuar rritjen edhe në 3 mujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga INSTAT, gjatë muajit korrik gusht shtator, ekonomia shënoi një rritje prej 4.48%. Dega kryesore që ka udhëhequr rritjen jo vetëm në këtë tremujor por përgjatë 9 muajve të 2018 është energjia, për shkak të kushteve të favorshme hidrike. Ndërsa degët e tjera që kanë kontribuar me tej janë  industria, tregtia, transporti dhe akomodimi.

 

Nga ana tjetër edhe ndërtimi ka vijuar tendencën rritëse. Lejet e dhëna si për objekt banimi, për aktivitet tregtar apo për hoteleri kanë dhënë kontributin e tyre.

 

Duke ju referuar të dhënave nga INSTAT, në vlerësimin paraprak, rritja ekonomike si 9 mujor vlerësohet në 4.35 %. Kjo do të thotë se deri në mbyllje të vitit parashikohet të arrihet objektivi i qeverisë për një rritje mbi 4 %.

Më shumë video

Reklamë