Subscribe

Ministrja e re e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj pati përballjen e parë me opozitën ne Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi aktin normativ të buxhetit të shtetit për vitin 2018, që kishte si synim rishpërndarjen e fondeve.

 

Por deputet e Partisë Demokratike iu rikthyen debatit të hershëm atij të rrezikut që vjen nga kontratat koncesionare, por edhe nismës për të anuluar propozimet e pakërkuara nga korriku i 2019.

 

Por edhe pse kjo temë diskutimi është kryefjalë e opozitës, ministrja e re iu shmang përgjigjes.

 

Ja u ka vënë lakun në fyt FMN. Këto koncesione paskan një efekt negativ ndaj i ndërprisni. Ka një skenar të parashikuar se do përballemi me nje krizë, se të ishte për ju, ju do të vijonit me tej. Ndaj pse të presim korrikun, kur mund ti ndalojmë këto koncesione që tani në janar-thotë Spaho.

 

Kjo është një nisëm që ne e kemi sjellë për diskutim. Mendoj do të kemi mundësi të analizojmë kur të vijë në Komisionin e Ekonomisë, por sot nuk është dita për të folur për to. –tha ministra Denaj

 

Ne do të vijojmë të financojmë ekonomin nëpërmjet kontratave të tilla. Debati juaj është qesharak se ju po i thoni banorëve të Dibrës që nuk duhet rruga e Arbrit. Çdo gjë e kemi miratuar sipas ligjit, ndaj është e ligjshme.- tha Ahmetaj

 

Komisioni i Ekonomisë shqyrtoi edhe dy propozime të LSI, për të ndryshuar buxhetin e 2019, me qëllim rritjen e fondeve për arsimin e lartë. Por këto amendamente nuk u pranuan nga mazhoranca, me argumentin se qeveria miratoi paktën për studentët që në totale te saj ka një kosto prej 2 miliard lekësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *