BE parashikon se progresi ekonomik për Shqipërinë do të vazhdojë edhe përgjatë dy viteve të ardhshme. Në vlerësimin e përfaqësuesve të vendeve të unionit, Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane, theksohet se përmirësimi gradual ekonomik pritet të vijojë edhe në periudhën 2017-2019.

 

Konsolidimi fiskal thuhet në vlerësim, e ka reduktuar deficitin e buxhetit, por raporti i huave të këqija ka mbetur i lartë. Janë arritur përmirësime përmes futjes së sistemit të lejeve elektronike të ndërtimit, masave që trajtojnë ekonominë informale, si dhe hapave për nxitjen e qëndrueshmërisë financiare të sektorit të energjisë elektrike.

 

BE ka bërë edhe nje seri rekomandimesh, mes të cilave vazhdimi i rregullimeve fiskale dhe objektivave për reduktimin e borxhit publik, marrjen e masave për konsolidimin fiskal, apo forcimin e administratës së taksave.

 

Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrimin e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksionale gjithëpërfshirëse dhe një e-kadastër deri në vitin 2019. Të rrisë kapacitetet e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët.

 

Vlerësimi për Shqipërinë u publikua pas Dialogut Ekonomik dhe Financiar mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e Turqisë në Bruksel.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *