E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Ekipi negociator të martën në Bruksel

Bashkëdrejtuesit e Ekipit negociator të Kosovës në dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, pritet që të martën të zhvillojnë takimin e dytë me radhë me Përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mohgerini.

 

Ndërkohë kujtojmë se  takimi i parë ndërmjet tyre u mbajt para dyjavësh, ku u tha se ishte diskutuar për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë si dhe tarifën doganore 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur për prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

 

Reklamë

Pas takimit të parë, përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mohgerini me anë të një deklarate pati thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Po ashtu, Mogherini u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës të shfuqizojnë tarifën doganore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë