E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Ekipi kosovar i karatesë u ndalua në Merdare

Policia serbe ka ndaluar ne kufirin e Merdares ekipin përfaqësues te Kosovës ne karate. Sportistet do te merrnin pjese ne kampionatin Europian te karatesë qe zhvillohet me 12 maj ne Novi Sad.

 

Zyra për Kosovën ne qeverinë e Serbisë ne një njoftim tha se sportistet mbanin me vete simbole te një shteti te rreme te Kosovës, me qellim qe te shkaktojnë provokime ne kampionat. Ky pretendim nuk është pranuar nga federata. Vendimi i autoriteteve serbe nxiti reagime te ashpra ne Kosovë.

 

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Haradinaj nëpërmjet rrjetit social facebook e kane quajtur vendimin e autoriteteve serbe te papranueshëm dhe aspak kontribuues ne normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Nuk është hera e pare qe tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ndikojnë ne veprimtaritë sportive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë