Teuta, Laçi dhe Kukësi i dhanë lamtumiren Uefa Europa League qe ne raundin e pare eliminator ndërsa futbolli shqiptar duhet te jete i kënaqur qe te paktën edhe për pak kohe do te kenë akoma një përfaqësues te tyre Partizanin.

 

Ne “Elbasan Arena” pavarësisht dëshirës Kukësi nuk ia doli dot te bënte përmbysjen teksa nuk shkoi me shume se barazimi 1-1 me Debrecen.

 

Verilindoret e gjeten shpejt golin qe ne minutën e 17 me Hasanin por nuk arritën te konkretizonin rastet e tjera. Ndërkohë goli i Zatmarit ne minutën e 58 për hungarezet mbylli përfundimisht ëndrrën për skuadrën shqiptare.

 

Menjëherë pas këtij rezultati zhgënjyes ashtu siç edhe kishte deklaruar ne ditën e sotme presidenti i skuadrës Safet Gjici shkarkoi nga detyra teknikun Ernest Gjoka ndërsa klubi për te ditur se shume shpejt Kukësi do te prezantoje edhe trajneri e ri.

 

Ekipi i Laçit mund te quhet i pafat teksa u mund me rezultat minimal ne Beer Sheva nga Hapoel 1-0 ndërsa takimi i pare kishte përfunduar ne barazim 1-1.

 

Rasti i pare i takoi kurbinasve ndërsa me pas portieri dhe kapiteni Selmani u be shpëtimtar ne te paktën disa raste.

 

Pas një pjese te pare te mbyllur ne rrjeta te paprekura izraelitet zhbllokuan shifrat ne minutën e 69 me Sabag një rezultat mese i mjaftueshëm për te rrëmbyer kualifikimin.

 

Me pare Teuta ishte skuadra e pare e eliminuar. Ne Niko Dovana durrsaket munden Ventspils 1-0 me lituanezët te kualifikuar pas rezultatit 3-0 ne takimin e pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *