Rezultate jo shume optimiste per skuadrat shqiptare ne takimet e para te turit paraleminator te Uefa Europa League. Tirana u mund 2-0 ne Telaviv nga Makabi, nje rezultat me se i pranueshëm per bardheblute te cilet jane me nje ekip te përgjysmuar, trajner te ri dhe per me tepër filluan përgatitjet vetëm 10 dite me pare. Përballe nje kundërshtari ne mbrojtje, isrealitet morën gjate gjithë kohes iniciativën dhe mund te kishin shënuar me shume nëse do te ishin te kujdesshëm perpara portës. Te zotet e shtëpisë shënuan nga nje gol për çdo pjese. Fillimisht Cohen zhbllokoi shifrat ne minutën e 27 pas nje pasimi te Kjartanson. Ndërsa ne minutën e 64 Dasa shënoi golin e dyte, nje rezultat qe nuk do te ndryshonte deri ne fund te takimit.

 

Ne debutimin e pare ne kupat e Europes, Prishtina u shpartallua ne Suedi nga Norkoping me rezultatin e thelle 5-0. Skandinavet zbrazen gjithë bateritë e tyre qe ne pjesën e pare, duke gjetur 5 here rrjetën. Fillimisht zhbllokoi shifrat Karlson, Anderson dyfishoi rezultatin ndërsa dy minuta me vone ne te 26-en Eliason shënoi golin e trete. Përballe nje skuadre pa eksperience ishte Holmberg me dopieten e tij ne minutat 31 dhe 40 qe vulosi shifrat e thella 5-0.

 

Fitore minimale per Skënderbeun ne Korçe 1-0 ndaj Saint Julia. Përballe amatoreve nga Andorra, ujqerit e dëborës vuajtën shume duke e gjetur golin e vetëm ne minutën e 69 me Latifin i cili humbi me pare edhe nje penallti. Shkëndija shpartalloi Dacia Kishinou 3-0 duke hedhur nje hap te sigurt per kualifikimin. Golat per tetovarët u shënuan nga Ibrahimi nga pika e bardhe e penalltisë dhe Radeski dopiete. Ne Selman Stermasi vetëvrasje e Partizanit 1-3 ndaj Botev Plovdiv, edhe pse gjeti i pari rrjetën me Sukaj qe ne minutën e 5 te takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *