Këngëtarja e njohur, Sinead O’Connor ka tërhequr përsëri vëmendjen e rrjeteve sociale nëpërmjet disa postimeve për një artist.

 

 

Sinead ka zbuluar para pak kohësh për publikun, se ajo ka tentuar vetëvrasjen dhe kërkon ndihmë pasi ka probleme të theksuara me depresionin. Russell Brand i dedikoi asaj një episod të shfaqjes së tij ku fliste për gjendjen e saj të vështirë, por ajo kërkoi diçka më shumë.

 

 

“Mesazh për Russel Brand. Më fal nëse e kam shkruajtur emrin gabim. Faleminderit shumë për mbështjetjen fantastike. Kam përjetuar gjithnjë një lidhje të fortë me ty. Njeriu i fundit që preku trupin tim para dy vitesh më mori sistemin e riprodhimit. Kështu që nëse vërtetë doni të jeni pjesë e shërimit tim, hajde, fli me mua, shef.” – shkruajti ajo në Facebook.

 

 

 

Ndërkohë vërshuan komentet ku shumë prej ndjekësve ishin të gatshëm të kalonin natën me të, por ajo i bëri të qartë që kërkonte vetëm Russell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *