E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Eja edhe ti”/ Djali i Hashim Thaçit, thirrje qytetarëve që të dalin dhe ta presin babanë e tij në Morinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mbrëmjen e sotme pritet të kthehet në Kosovë pas 4 ditësh intervistim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale nga, djali i tij, Endrit Thaçi.

Reklamë

Djali i Thaçit, u bën thirrje qytetarëve që të mblidhen sonte në orën 19:30 për t’i uruar mirëseardhjen Presidentit, në pikën kufitare në Morinë.

“Mirë se vjen, president. Të gjithë në pritje të heroit të luftës dhe paqes. Pika kufitare në Morinë. E premte, 17 korrik 2020, ora 19:30. Eja edhe ti. Merre flamurin me veti. Vendose maskën dhe mbaje distancën”, shkruan Endriti në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë