E mërkurë, 4 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Eibar poshtëron Realin e Madridit

Modestet e Eibar kanë poshtëruar Realin e Madridit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13 të La Ligës.

 

Skuadra e vogël baske fitoi 3 me 0 në shtëpi ndaj gjigandeve kryeqytetas të cilët në këtë sezon kanë luhatje të mëdha në lojë dhe rezultate.

 

Reklamë

Golin e parë të zotët e shtëpisë e shënuan që në minutën e 16 me anë të Gonzalo Eskalante, një aksion që pati nevoje edhe për sistemin VAR pasi pati dyshime për një pozicion jashtë loje të lojtarëve të Eibar, por video asistentet konfirmuan se gjithçka ishte e rregullt.

 

Starti i pjesës së dytë ishte i furishëm për Eibar, i cili shënoi dy gola të tjerë shumë shpejt.

 

Fillimisht realizoi Serxhi Enrik në minutën e 52 ndërsa 5 minuta më vonë, Kike mposhti edhe një herë Kurtua duke i çuar shifrat në 3 me 0.

 

Skuadra e Solarit mbetet në kuotën e 20 pikëve në vendin e 6 dhe rrezikon të distancohet edhe më shumë nga ekipet kryesuese si Barcelona e Atletico Madrid që sonte përballen ndaj njëra-tjetrës.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë