Subscribe

I ka mjaftuar pak pe, një grep dhe kanavacët që Egla Memaj të sjellë artin e saj. Në një ekspozitë krejt të veçantë, të quajtur “Epitaf”, artistja sjell zbërthimin e epitafit të Gllavenicës, një ikonë e qëndisur që ka arritur kulmin në mesjetë. E zbërthyer figurativisht në 27 vepra të reja, Egla për tre vite ka endur kryesisht në fill të artë, për të risjellë këtë kryevepër të trashëgimisë sonë kulturore.

 

EGLA MEMAJ

ARTISTE

“Ka nisur direkt pa sekspozitës së parë, duke qenë se ajo ishte me një tematikë po nga trashëgimia kulturore dhe thash po vazhdoj po aty, nuk po shkëputem nga ajo temë. Dhe menjëherë zgjodha Epitafin e Gllavenicës. Të gjitha detajet e epitafit origjinal janë të marra, të shkëputura dhe janë kthyer në një teknikë të re.”

 

E ripropozuar në një format të ri, sa bashkëkohor, aq dhe tradicional ekspozita sjell figurën e Krishtit dhe simbolikat që e rrethojnë atë.

 

EGLA MEMAJ

ARTISTE

“Për mua në fillim ishte si një lloj sfide sepsë se kisha provuar më parë qëndisje plus bojë që ta ktheja në bojë dhe gjatë rrugës mund vtë dështoja në krijimin e sfonduit, por që në fund ia dola.”

 

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun në galerinë “FAB” deri më datë 17 prill.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *