E diel, 20 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Egjipti dënon me vdekje 37 persona

Një gjykatë në Egjipt ka dënuar me vdekje Hisham al-Ashmawy, ish-oficer i forcave speciale i shndërruar në militant dhe 36 persona të tjerë, pasi u dënuan për akuza të terrorizmit.

 

Ashmawy ishte kapur në qytetin libian Derna, në vitin 2018 dhe ishte dorëzuar në Egjipt majin e vitit të kaluar.

 

Reklamë

Ai është dënuar për disa akuza përfshirë edhe planifikimin e sulmit të vitit 2014, ku u vranë 22 ushtarë pranë kufirit me Libinë dhe për përfshirjen e tij në tentim-vrasjen e ish-ministrit egjiptian të Brendshëm, u tha në një deklaratë të ushtrisë së Egjiptit.

 

Ashmawy ka udhëhequr grupi Ansar Bayt al-Maqdis, që konsiderohet grupi më aktiv i militantëve në Egjipt, para se të shpallte besnikërinë e tij për grupin militant Shteti Islamik në vitin 2014.

 

Të 36 personat e tjerë që kanë gjykuar së bashku me Ashmawy po ashtu janë dënuar nën akuza për terrorizëm.

 

Sipas ligjeve në Egjipt, ky vendim i është referuar Myftiut të Madh të vendit, pasi ai vendos për çdo dënim kapital.

 

Seanca e re për konfirmimin e vendit është caktuar më 2 mars, pasi Myftiu i Egjiptit të japë mendimin e tij./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë