E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Egjipti dënon me vdekje 37 militantë

Një ish-oficer i Forcave Speciale, Hisham al-Ashmawy dhe 36 persona të tjerë janë dënuar me vdekje nga Gjykata e Egjiptit për terrorizëm.

 

Ashmawy u dënua për planifikimin e sulmit në vitin 2014 pranë kufirit me Libinë, ku mbetën të vdekur 22 ushtarë, si dhe në tentativë për vrasjen e ish-ministrit të Brendshëm të Egjiptit në 2013.

 

Reklamë

 

Ai ishte udhëheqës i grupit “Bayt al-Maqdis”, që në Egjipt njihet si grupi më aktiv i militantëve, ndërsa në vitin 2014 doli në përkrahje të të ashtuquajturit Shtet Islamik.

 

Vendimi për dënimin me vdekje do t’i dërgohet Myftiut të Madh para se të dënuarit të ekzekutohen. Po ashtu, Al-Ashmaway ishte dënuar edhe më parë në mungesë. Seanca e re për konfirmimin e vendimit do të jepet më 2 mars.

Vazhdo të lexosh

Reklamë