Besimtarët koptë sulmohen sërish në Egjipt. Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur këtë të diel njeri pas tjetrit, duke shkaktuar të paktën 27 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Shpërthimi i parë ndodhi brenda një kishë në qytetin e Tantas, ku një sasi eksplozivi ishte vendosur poshtë një karrigeje, duke lënë të vrarë 25 vetë dhe lënduar 60 të tjerë.

 

Në sulmin e dytë, që sipas mediave eshte kryer nga një kamikaz, raportohet për 2 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Përgjegjësia për këto ngjarje nuk është marrë ende përsipër nga asnjë grup.

 

Ngjarja në Tantas ndodhi ndërsa besimtarët ishin mbledhur në kishë për të shënuar “Të Dielën e Palmave, një prej ditëve të shenjta në kalendarin e krishterë, që shënon hyrjen e Jezusit në Jeruzalem dhe u paraprin Pashkëve, që këtë vit festohen në 16 prill. Ati i Shenjtë, Papa Françesku që do të vizitojë Egjiptin këtë muaj, dënoi aktet e dhunshme.

 

Kjo nuk është hera e parë që besimtarët e krishterë, një minoritet që përbën 10 përqind të popullsisë në Egjipt, përballen me sulme të tilla. Ngjarje të ngjashme janë marrë përsipër nga militantët e Shtetit Islamik.

 

Dhjetorin e kaluar një bombë në katedralen më të madhe të Kajros shkaktoi 25 viktima dhe 49 të plagosur, shumica gra e fëmijë. Ai ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj të krishterëve në Egjipt në vitet e fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *