E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Egjipt, gjendje e jashtëzakonshme

Këto janë pamjet e njërit nga dy shpërthimet e ndodhura një ditë më parë në Egjipt jashtë një kishe kopte në Aleksandri.

 

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet kur një kamikaz shpërtheu veten në hyrje të kishës, pasi nuk u lejua të hynte brenda nga forcat e sigurisë, pa u kontrolluar më pare.

 

Reklamë

47 persona mbetën të vrarë dhe mbi 120 të tjerë u plagosën. Të dyja sulmet e përgjakshme u morën përsipër nga Shteti Islamik, që ka paralajmëruar të tjera masakra.

 

Si pasojë e sulmit ne Aleksandri dhe të një tjetri të ndodhur në një kishë në qytetin Tanta, presidenti egjiptian Abdul Fattah Al-Sisi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një periudhë tre mujore. Ky vendim do të miratohet nga parlamenti përpara se të hyjë në fuqi. Al-Sisi mblodhi Këshillin e Sigurisë për të diskutuar për situatën në vend, ku theksoi se lufta kundër xhihadistëve do të jetë e gjatë dhe e dhimbshme.

 

Vendosja e gjendjes së emergjencës do të thotë se autoritetet mund të kryejnë arrestime pa patur nevojë për urdhërarreste, si dhe kontrolle nëpër shtëpi. Më herët presidenti kishte urdhëruar angazhimin e forcave të ushtrisë për ruajtjen e objekteve të rëndësishme për të shmangur sulme terroriste.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë