Kronikë
Efektivët gjejnë tokën e mbjellë me drogë gjatë kontrollit

Policia e Skraparit prangosi këtë të mërkurë tre persona, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të territorit, policët evidentuan në fshatin Barçë një tokë të mbjellë me kanabis. Toka ishte në pronësi të shtetasve S. H., 47 vjeç dhe Y. H., 38 vjeç, që u arrestuan.
Reklamë
Në pranga ra edhe 40-vjeçari Sh. B., që kishte ngritur një miniserë në shtëpinë e tij, ku u gjetën kubikë me kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës, efektivët gjetën edhe një pushkë. Uniformat blu proceduan penalisht edhe kryeplakun e fshatit Barçë sepse akuzohet për “Shpërdorim detyre”.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




