Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 April 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një...

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do...

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet kritike!

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë u diskutua

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë bien viktima...

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

Macron: Nuk do të merrem me politikë pas vitit...

Kancelari Merz: Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës në BE...

Apeli shtyu seancën për Veliajn, reagojnë avokatët: Po krijohet...

Netanyahu diagnostikohet me kancer, zbulon se i është nënshtruar...

“Efekti Diana”, historia e panjohur, Richard Gere dhe Sylvester Stallone për pak sa s’u rrahën për Princeshën

2 Maj 11:58

Magnetizmi i pakrahasueshëm i Princeshës Diana vijon të frymëzojë edhe dekada pas vdekjes së saj, dhe një biografi e re e saj e konfirmon edhe më shumë ndikimin që ajo ushtronte te njerëzit. Në librin “Dianaworld: Një obsesion” të autorit Edward White, i sapo publikuar, zbulohet një episod i panjohur më parë nga jeta e saj shoqërore në vitet ’90.

Sipas një fragmenti të botuar nga revista People, një incident i pazakontë ndodhi gjatë një feste ku ishin të pranishëm yjet hollywoodian Sylvester Stallone dhe Richard Gere. Ngjarja është rrëfyer nga David Furnish, bashkëshorti i Elton John, i cili kujton tensionin e krijuar mes dy aktorëve për shkak të Dianës.

Furnish përmend të ashtuquajturin “efekti Diana”, një fenomen që, sipas tij, i bënte burrat heteroseksualë “të humbnin mendjen kur ajo ishte pranë”. Gjatë asaj feste – në mesin e viteve ’90, kur Diana ishte tashmë e divorcuar nga Princi Charles – Sylvester Stallone kishte ardhur “me qëllimin e qartë për ta bërë për vete atë”, por e gjeti princeshën në një bisedë të zjarrtë me Richard Gere.

Sipas Furnish, tensioni mes dy aktorëve arriti kulmin: “Në një moment i pamë të dy, Stallone dhe Gere, gati të përlesheshin fizikisht, si për të zgjidhur me grushte mosmarrëveshjet e tyre për Dianën”.

Nuk ishte hera e parë që Stallone shfaqte interes për princeshën. Tessa Baring, një tjetër e njohur e saj, kujton një drekë në Londër ku aktori kishte kërkuar të ulej pranë saj. “Ai donte vërtet të ulej pranë Princeshës së Uellsit,” tha ajo. “Nuk e lamë. Në vend të kësaj, e vendosëm pranë një fëmije që ndodhej afër saj”.

Këto rrëfime i japin dimension të ri figurës së Dianës dhe ndikimit të saj të jashtëzakonshëm, edhe në mesin e yjeve të mëdhenj të Hollivudit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Gossip Showbiz
Tagged:
princesh diana Richard Gere dhe Sylvester Stallone Sherr

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

më shumë...

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga Irani do të konsiderohet shkelje e armëpushimit

më shumë...

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për mineralet kritike!

më shumë...

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë u diskutua

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:10

Mos i kombinoni kurrë këto ushqime në...

5:43

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me...

5:39

SHBA: Çdo vendosje e re minash nga...

5:24

BE dhe SHBA nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për...

5:16

Rama telefonatë me Kryeministrin e Holandës, çfarë...

5:04

Alarm në Gjermani, 300 zyrtarë të lartë...

4:58

Rama takon ambasadorin e SHBA në NATO

4:51

Parashikimi i motit për ditën e shtunë

4:38

Macron: Nuk do të merrem me politikë...

4:27

Kancelari Merz: Anëtarësimi i menjëhershëm i Ukrainës...

4:14

Apeli shtyu seancën për Veliajn, reagojnë avokatët:...

4:02

Sulmi në Banjskë, dy persona dënohen me...

3:35

Netanyahu diagnostikohet me kancer, zbulon se i...

3:05

Hoxha nga Forumi i Delfit: Zgjerimi i...

2:59

BE jep 16 milionë euro për pyjet...

2:50

Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë...

2:42

Deputetët ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës...

2:28

“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato:...

1:53

“Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajzat...

1:29

Rrugëve të Sarandës me pistoletë me vete,...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • Hita ndryshon kupolën e policisë! Gati për ndryshimet edhe t...
  • Aksident në aksin Maliq–Korçë, tre të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.