Subscribe

Premtimet për rritjen mesatarisht me 10% të pagave në sektorin publik kanë ndezur një debat mes ekspertëve se a do të mundet qeveria të financojë këto para, pa ia marrë shqiptarëve në forma të tjera. Selami Xhepa shprehet i sigurte se nëse ndodh kjo rritje, alternativat në buxhet janë shumë të ngushta: qeveria ose do të rritë borxhin, ose do të shkurtojë investimet publike ose do të rritë taksat. Por ka dhe nga ata ekspertë që kanë shpresa që lufta ndaj evazionit dhe përmirësimi i klimës së biznesit mund të sigurojë 100 milion dollarë të ardhura. Për disa të tjerë ky është një truk i qeverisë për të tërhequr më shumë votues në prag të zgjedhjeve të 2017-ës. Artan Gjergji thotë se pas zgjedhjeve, qeveria do të detyrohet të rishikojë buxhetin dhe të rritë taksat. Por ekspertët bashkohen në një mendim sa i përket efekteve pozitive që rritja e pagave dhe pensioneve do të kenë për konsumin. Qeveria është ende në diskutime me Fondin Monetar Ndërkombëtar, i cili me sa duket e ka të vështirë të besojë se rritja e pagave dhe pensioneve do të shoqërohet me ulje të borxhit, ruajtjes së nivelit te deficitit në buxhet dhe pa rritje taksash.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *