E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Efektet e paketës së re fiskale

Biznesi, por edhe ekspertët fiskal janë të mendimit se rritja e kufirit të pagave të larta për efekt tatimi është një lëvizje, e cila nuk pritet të nxisë formalizimin e tregut. Pagat deri në 130 mijë lekë aktualisht tatohen me 23%, por Ministria e Financave synon ta rrisë këtë kufi në 150 mijë lekë më muaj, nga janari i 2019.

 

Për ekspertët ky kufi duhet të jetë edhe më i lartë, pasi do ti krijonte punëmarrësve deklarimin real të pagës.

 

Lëvizja e dytë e qeverisë është ulja e dividendit, nga 15 në 8 %.  Këtë nisëm, sipërmarrësit e shohin një lëvizje në drejtimin e duhur, pasi ky tatim konsiderohej i lartë.

 

Nga ana tjetër komuniteti i biznesit ka bërë një sërë propozimesh të tjera, që në thelb kanë si synim lehtësimin e kostove të prodhimit vendas, por deri në zyrtarizmin e plotë të paketës nga qeveria dhe parlamenti mbetet për t’u parë se çfarë do të merret në konsideratë.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video