E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 37 minuta më parë
Vendi

Efektet anësore të vaksinës/ Paralizohet 42 vjeçarja në Greqi

Një infermiere në Greqi ka pësuar paralizë pasi ka marrë dozën e dytë të vaksinës Pfizer.

 

Mediat vendase bëjnë me dije se 42-vjeçarja pasi bëri injeksionin, pati temperaturë të lartë dhe paralizë në këmbë.

 

Reklamë

Ajo nuk vuante nga sëmundje të tjera  të cilat mund të shkaktonin këtë reaksion, raporton Vizion Plus.

 

Sindikata e infermierëve greke deklaroi se ky është rasti i vetëm i regjistruar për vaksinën e Pfizer me pasoja kaq të rënda, ndërkohë që  infermierja tani është në gjendje të stabilizuar.

 

Mjekët thane se 20% e të vaksinuarve mund të shfaqin simptoma të lehta pas vaksinës, që përfshijnë edhe mpirje të trupit.

 

Ndërkohë një ditë më parë në shtetet e bashkuara të amerikës u raportuan 36 raste të cilat dyshohet se shfaqen një sëmundje të re në gjak pas marrjes së vaksinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë