E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Edy Reja “mat forcën” me Islandën

Edi Reja debuton sot ne orën 15 ne pankinen kuqezi teksa ka një ndeshje delikate ne Islandë ne ndeshjen e vlefshëm për eliminatoret e Europianit ne grupin H.

 

Tekniku italian ka konfirmuar edhe njëherë ne konferencën e fundit për shtyp skemën me 2 sulmues dhe tre mbrojtës edhe pse ka te paktën disa dilema për këtë ndeshje.

 

Reklamë

Edhe pse numri një i pankines shqiptare nuk e beri te ditur formacionin te paktën 6 lojtare ne 3 role i ka lënë ne ankth deri ne fund për te mësuar se kush do te jete qe nga minuta e pare.

 

Kështu Shqipëria pritet te luaj ne porte me Berishën ndërsa ne prapavije do te jene Dermaku, Ismajli dhe një mes Veselit dhe Mihaj.

 

Nga krahët e mesfushës por edhe me detyre mbrojtëse do te jene Hysaj ndërsa ne te majte një mes Aliji dhe Lenjani.

 

Përpara mbrojtës pritet te jete Basha ndërsa dy lojtaret e tjerë ne mesfushe janë Xhaka dhe Kaçe. Ndërkohë ne sulm do te jete Balaj dhe një mes Cikalleshit dhe Sadikut.

 

Ashtu siç edhe e kane deklaruar ne konferencat e ndryshme për shtyp lojtaret e kombëtares, një fitore ne ditët e sotme jo vetëm i jep shpresën kuqezinjve për te luftuar deri ne fund për kualifikimin por edhe sigurinë teknikut Edi Reja për te vazhduar i qete punën e tij.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë