Subscribe

Nëse mendoni se këngët dhe vallet popullore, nuk kanë më impakt tek të rinjtë, gaboheni. Kjo është atmosfera që krijon çdo javë ansambli i këngëve dhe valleve popullore në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit me nxënësit e shkollave 9-vjeçare në vend. Këta djem e vajza që kërcejnë e këndojnë me profesionistët e ansamblit kanë mbërritur në TKOB në kuadër të programit Edukimi Përmes Artit. Gerti Druga, drejtuesi i këtyre takimeve koncertale me nxënësit tregon për Vizion Plus se është kënaqësi të bëjë prezantuesin dhe mësuesin e këtyre të rinjve për t’i afruar me kulturën shqiptare. Sipas Drugës, mungesa e ansamblit në rrethe i ka bërë vlerat që përcjell ky ansambël gati të padukshme. Por, kjo gjendje do të ndryshojë, me koncertin që pritet të vijë në TKOB. Koncerti me artistin që vjen nga Vjena për të performuar me Ansamblin vjen menjëherë pas suksesit të Ansamblit në Kuvajt, ku përveç valleve dhe kostumeve shumëngjyrëshe, janë duartrokitur dhe vlerësuar nga kritika edhe për polifoninë. Në qershor e korrik pritet që kjo trupë artistësh të nisë edhe një tur nëpër Shqipëri, aty ku më së shumti mungojnë eventet kulturore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *