Në vijim të fushatës informuese të nisur nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ky institucion zhvilloi sot një takim me studentet e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë. Qëllimi i takimit ishte informimi i të rinjve lidhur me tregjet financiare si dhe rritjen e besimit të konsumatorit.  Gjatë këtij aktiviteti, kreu i AMF, Ervin Koci tha se:

 

“Autoriteti ka marrë një iniciativë për të rritur edukimin financiar duke e nisur këtë me studentët si një nga target grupet më të rëndësishme në zhvillimin e vendit. Qëllimi ynë është që të rinjtë të njohin Autoritetin, tregjet që ai mbikëqyr, në mënyrë që më pas t’i përdorin njohuritë e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, duke qenë aktorë të rëndësishëm të tregjeve financiare.”

 

Nga ana e tij, presidenti i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë,  Anastas Angjeli theksoi se

 

“marrëveshja do të shërbejë jo thjesht për të shkëmbyer eksperienca, por edhe për të përfituar praktikë mësimore nga studentët pranë AMF-së.”

 

Sipas tij marrëveshja ka në thelb shkëmbimin e informacionit, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, konferencave, për rolin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të sjellë përfitime reciproke, si për stafin e universitetit, studentët dhe pedagogët, ashtu edhe për vetë autoritetin me qëllim rritjen e informacionit financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *