E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Eduart Selami shpërthen ndaj Bashës

I mbledhur për të miratuar statutin e ri të partisë, Kuvendi Kombëtar i PD-së është përfshirë nga kritika dhe debate të ashpra. Apeli i Bashës për bashkim të të gjithë figurave të PD-së, ish-kryetarit demokrat Eduard Selami, i kanë tingëlluar të shtirura. Seliami ka shpërthyer në sulme ndaj drejtuesit të partisë, i cili sipas tij ka mbytur zërin kritik.

 

Por Selami është fërshëllyer nga mbështetësit e kryetarit Basha. Megjithatë, Selami theksoi se me këtë frymë autoritarizmi, PD rrezikon të kthehet në kohërat më të vështira të ekzistencës së saj, të vitit 1995.

 

Reklamë

Por nuk ishte vetëm Selami kritiku i politikës së Bashës. Kryetari i PD-së së Kukësit, tha se PD nuk duhet të varë shpresat e saj tek LSI për tu kthyer në pushtet.

 

Ish-kryetari demokrat Sali Berisha, u largua menjëherë pas miratimit në parim të statutit. Edhe pse preferoi të mos komentonte gjatë Kuvendin, Berisha e foli për takim statutor e jo të bashkimit.

 

Në këtë mbledhje munguan figurat më të rëndësishme të PD-së si Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Majlinda Bregu, Ridvan Bode. E pikërisht personaliteteve të PD-së,  Berisha sërish u bëri thirrje për bashkim.

Më shumë video

Reklamë