Kandidati i pavarur për bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, mbetet i vendosur për të ndjekur në rrugë ligjore procesin e zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Këtë të enjte Ndocaj ka bërë kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të KZAZ-ve 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë, anëtarëve të Komisioneve të Votimit dhe Numërimit në KZAZ-të 12 dhe 13 të Bashkisë Lezhë për zgjedhjet lokale të 30.06.2019 dhe kandidatit për bashkinë Lezhë, Pjerin Ndreu.

 

“Drejtuar:  PROKURORISE SE RRETHIT GJYQESOR

LEZHE

Te nderuar zoterinj,

Une kallezuesi Eduart Ndocaj mora pjese si kandidat per kryetar, i propozuar nga Partia Kombetare Konservatore Albania ne zgjedhjet per Kryetar te Bashkise Lezhe. Gjate dites te votimit me date 30.06.2019 dhe ne ditet vijuese jane verejtur nje sere parregullsish, prej vezhguesve te mi ne qendrat e votimit dhe numerimit. Keto parregullsi jane indicie te plota qe tregojne se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale qe prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik te zgjedhjeve, nga personat e ngarkuar per organizimin dhe mbarvajtjen e tyre.

Me konkretisht nga vete procesverbalet e mbajtura nga anetaret e KZAZ-ve 12 dhe 13, si dhe nga anetaret e gupeve te votimit dhe numerimit verehen nje sere indiciesh qe te cojne ne dyshimin e arsyeshem se ne keto zgjedhje jane konsumuar nje sere veprash penale prej ketyre anetareve dhe vullneti i zgjedhesve eshte deformuar dhe tjetersuar.”

 

Ndërkohë një ditë më parë Gjykata e Lezhës vërtetoi mandatin për Kryetarin e Bashkisë, Pjerin Ndreu, ndërsa betimi i tij pritet të bëhet në datën 14 gusht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *