Eduart Halimi nuk do te jete me deputet i Partisë Demokratike. Ai ka dorëzuar këtë te premte mandatin, për t’iu kushtuar projekteve private. Ne një status te publikuar ne Facebook Halimi thotë se do te merret me një projekt të së drejtës ndërkombëtare private në një Network në Ballkan çka e ka detyruar te marre vendimin.

 

Halimi falenderon ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e Partisë Demokratike Basha për besimin qe i kane dhënë gjate këtyre viteve. I menjëhershëm ka qene edhe reagimi i kreut te partisë. Lulzim Basha thekson se pasioni për avokatinë beri qe Eduard Halimi te linte mandatin. “Ed Halimi po largohet nga politika aktive pasi ka lënë gjurmët e veta në qeverisje me suksese të padiskutueshme në ministrinë e drejtësisë, dhe në opozitë po ashtu me ekspertizë të çmuar në të gjitha betejat tona për ligjshmëri, kushtetutshmëri, për luftë ndaj krimit e korrupsionit dhe përpjekjeve për zgjedhje të lira e të ndershme”, përfundon kreu demokrat ne Facebook.

 

Sipas listës mandati i kalon Juvina Qevani e cila e kontaktuar nga Vizion Plus deklaroi se nuk e pranon për shkak te problemeve personale. Ne këto kushte mandati i deputetit i kalon Monika Qoses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *