Si shembull për të treguar nivelin e universiteteve, shkrimtari Edmond Tupja, në studion e “Quo Vadis” tregoi një bisedë me mikeshën e tij, e cila i kërkonte që t’i vendoste një notë kaluese të afërmes së saj.

 

Sipas tij, një nga arsyet pse pedagogët nuk i ngelin studentët është ruajtja e vendit të punës.

 

“Më mori dikush në telefon që kisha miqësi. Më mori për të ndërhyrë te bija e shefes së saj, pasi unë e kisha studente, e kisha ngelur njëherë, dhe më kërkoi që t’i vendosja një notë kaluese. Vëri një notë për mua, tha. Por, unë e ngela. Më mori në telefon dhe më tha: ça bëre, nuk vendose një notë për mua. Unë i thashë që kam vënë tre nota për ty, nga 1 te 4…Më thonë gjuhë të këqija, por me qëllim të mirë, që i kalojnë të gjithë sepse nëse i ngelin i bie që për 20 studentë që ngelin, ikën një pedagog. Ruajnë vendin e unës. A e kupton ku jemi ne?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *