Regjisori Edmond Budina i cili së bashku me disa aktore janë në krye te qëndresës për të mos u prishur teatri kombëtar, deklaroi se ka ardhur koha që aktorët të bashkohen me Partine Demokratike.

Budina i cili akuzoi policinë se e kishin tërhequr zvarrë mengjësin e së mërkurës para derës së teatrit, tha se PD I ka qëndruar afër kauzës së artisteve dhe ata duhet të bashkohen me këtë forcë politike.

 

 

Unë nuk jam anëtar i Partisë Demokratike. Kam luftuar për këtë demokraci aq sa kam pasur mundësi, qoftë nëpërmjet veprave të mia, qoftë në Lëvizjen e vitit 90. Por sot unë mbështes me të gjitha forcat Partinë Demokratike, sepse në këtë vend ku të dhunojnë, ku të tërheqin zvarrë, ku nuk pyesin për dinjitetin tënd, ku nuk kanë asnjë fije respekti për njeriun punëtor, njeriun kokëulur, për njeriun e ndershëm, për njeriun që ka një lloj vlere, atëhere në këtë vend çdo gjë ka marrë fund. Prandaj unë ju bëj thirrje të bashkohemi, të jemi të gjithë të bashkuar, për të qendruar afër opozitës shqiptare, Partisë Demokratike,  që në këtë moment të vështirë na u gjend këtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *