Subscribe

Një traditë e nisur 20 vite më parë nga “BBC Radio”, “SuperBrand” është bërë tashmë një konkurs i njohur në të gjithë globin, ku sigurisht nderohen kompanitë më të mira dhe markat më të suksesshme. Për herë të parë këtë vit, Këshilli i këtij eventi stimulues për biznesin, pranoi të nderojë me çmime dhe firmat shqiptare, të cilat kanë arritur të krijojnë një imazh të veçantë, sukses në treg, por mbi të gjitha të prodhojnë një markë të tyren autentike. Sokol Fuga, përfaqësues i këtij eventi, lançoi zyrtarisht pranimin e Shqipërisë nga Autoriteti Ndërkombëtar për Brendet dhe nisjen e edicionit të parë të tij. Kompania “Edil Al” është nderuar me çmimin “SuperBrands” me motivaicionin e një marke të suksesit dhe cilësisë në këtë fushë, duke u bërë e para firmë ndërtimi në Shqipëri që merr këtë certifikatë. Por dhe “Tring Comunication” është përzgjedhur si një nga markat më të famshme në fushën e komunikimit në Shqipëri. Çmime të shumta janë dhënë dhe për kompani të tjera shqiptare. Një këshill i pavarur me profesorë, përfaqësues të biznesit dhe autoriteteve shtetërore, ka përzgjedhur këtë vit 27 firmat më të mira, të cilat kanë arritur t’i japin inovacion tregut në Shqipëri. Të arrish të marrësh një çmim të tillë, nuk është e thjeshtë. Fillimisht duhet të përballesh me sfidën e parë për t’u përfshirë në këtë konkurs, i cili ka rregulla strikte, dhe e dyta është të fitosh mbi më të mirët që janë përzgjedhur aty!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *