Subscribe

Pas një rrugëtimi të gjatë, i cili ka kaluar nëpër të gjitha gjimnazet e Tiranës, u zhvillua mbrëmjen e se mërkurës edicioni i dytë i “Tirana Art Fest”. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se kjo është një mundësi për të gjithë të rinjtë e talentuar.

 

“Pas disa vitesh ndërprerje, rikthimi i “Tirana Art Fest” vjet dhe sivjet tregon që, kur një qytet do të bëjë gjëra të mira e të bukura, kur një qytet do që t’u japë një shans të rinjve, bashkë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme, të cilat veç e veç nuk i bëjmë dot. Ndaj, jam shumë krenar për të gjithë ju, pavarësisht sa çmime morët apo sa certifikata do të çoni në shtëpi. Besoj se të rinjtë e Tiranës janë të rinjtë më idealistë, më të talentuar dhe më fantastikë që ka nxjerrë Shqipëria.”

 

Veliaj falenderoi në mënyrë të veçantë nxënësit e shkollave dhe gjimnazeve të ish-komunave, të cilët iu bashkuan për herë të parë kësaj nisme.

 

“Transformimi i Tiranës në një qytet të madh, që ka përfshirë të 24 njësitë, nuk është mirë vetëm për investime në infrastrukturë, por mbi të gjitha siç po provohet sot, edhe për investime në kulturë. Kur kaq shumë shkolla që deri dje konsideroheshin të periferisë se ishin në Kashar, në Mullet, në Krrabë, në Zall-Herr, sot kanë të njëjtin shans, kanë të njëjtën skenë, kanë të njëjtët trajnerë dhe të njëjtën mundësi për të qenë të suksesshëm edhe për t’ia dalë, edhe në Tiranën tonë të madhe.”

 

Finalja e “Tirana Art Fest”, shpalli fitues në këngë, kërcim, aktrim dhe kostumografi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *