Subscribe

Për herë të parë artistë nga e gjithë bota do të mbërrijnë në tiranë, për një bienale ndryshe, një bienale me koncepte të kuruara dhe të mbështetura nga rrjeti evropian “Creative Europe”. Krijuesit e rinj nga Shqipëria tanimë kanë një mundësi të mirë për të ekspozuar veprat e tyre e njëkohësisht të ballafaqohen edhe me artistë të huaj.

Dora Bei: Jemi mbështetës të artit të të rinjve. Ata mund ta ndryshojnë shoqërinë, ta bëjnë atë më të mirë. Dhe ku ka më shumë fuqi dhe potencial se ajo që ofron arti i të rinjve. Jemi të lumtur që po i mbështesim ata.

Për kuratorin Driant Zeneli, ky event sjell në Tiranë një koncept të ri të mbështetjes dhe ekspozimit të veprave të krijueseve të rinj. Për herë të parë një bienale të tillë me artistë të rinj nga e gjithë bota e shijoi Barcelona, e më pas çdo vit, një vend tjetër do të bëhej shtëpia e krijuesve të rinj. Ky është edicioni i 18 i Mediteraneas.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *