Subscribe

Një ceremoni hapjeje njëlloj si në Festivalet Europianë të Filmit. Kështu ishte edhe çelja e edicionit të 14 të “Tirana International Film Festival”, që bëri bashkë kineastë, regjisorë, skenaristë dhe producentë. Ka nisur me filmin që Kosova aplikon këtë vit në Oscar, “Home sweet home”, një film që në fund të mbrëmjes është duartrokitur për atë çka rrëfen dhe për mënyrën se si është realizuar. Një histori ku në qendër është heroi, por jo më i ai i luftës së Kosovës. Një baba zyrtarisht i vdekur, që duhet të mbetet i tillë edhe pse është gjallë në emër të familjes së tij. Kjo dramë njerëzore brenda kornizave të një shtëpie nuk ka qenë e thjeshtë as për regjisorin e as për skenaristin. Emocionet e mbrëmjes mbërritën edhe nga një kohë më e largët, nga filmat bardh e zi dhe duartrokitja për Dhimitër Anagnostin.
Një çmim nderi për të në këtë edicion të 14, ishte jo vetëm kupa, por e gjithë salla e ngritur në këmbë për gjithë përpjekjen e tij në kinematografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *