E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Edi Reja trajner i Shqipërisë?

Mediat italiane i janë rikthyer edhe njëherë ditën e sotme çështjes se trajnerit te ri te kombëtares shqiptare.

 

Lajmi u be publik ne mesdite nga radio “Kiss Kiss” e Napolit qe deklaroi se Edi Reja ka rene dakord për te marre drejtimin e kuqezinjve duke zëvendësuar patriotin e tij Kristian Panucci.

 

Reklamë

Ishte pikërisht gazetari i “Mediaset” Valter De Maxhio i cili beri deklaratën ne emisionin “Radio Gol”.

 

Dua t’ju jap një lajm te mire te gjithë tifozëve te Napolit. Te shtunën ne Bolonja u takuan Edi Reja dhe presidenti i federatës shqiptare te futbollit duke gjetur akordin qe trajneri te drejtoje kombëtaren shqiptare. Po e përsëris lajmin këmbënguli De Maxhio duke jua dhënë ekskluzivisht dëgjuesve tanë. Reja për pak ore do te zyrtarizohet komisar teknik i Shqipërisë dhe për këtë ka pak dyshime.

 

Pak kohe me pare vete pikërisht ne ditën qe kuqezinjtë luanin ne Andorra, vete 73-vjeçari kishte deklaruar për mediat italiane se kishte kërkuar 24 ore kohe Federatës Shqiptare për te mare vendimin.

 

Edoardo Reja i cili prej 3 sezonesh nuk drejton asnjë skuadër është një nga tekniket me te dashur ne Napoli. E ka drejtuar atë 5 sezone mes Serise B dhe A ndërsa ka trajnuar edhe Hajdukun e Splitit, Lacion dhe Atalanten duke lënë gjithmonë kujtime te mira.

 

Deri ne këto momente reja dukej me afër kombëtares edhe pse emrat qe ishin lakuar nuk ishin te pakte qe nga Donadoni, De Biasi, Zakeroni, Zenga, Sushic, Besnik Hasi dhe Bledar Kola

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë