Pasi Vjosa Osmani, presidentja në detyrë e Kosovë deklaroi në Tiranë se është kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për Shengenin Rajonal dhe vendosjes së traut në “Rrugën e Kombit”, kreu i qeverisë i vlerësoi ato si propagandë për qëllime elektorale.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë. Me demagogji dhe retorikë absurde.

 

Qasjen  kundërshtuese të Vjosa Osmanit ndaj Shengenit Rajonal e përkufizoi si një ngatërrim të politikës së brendshme me atë të jashtme.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj Shengenit Rajonal, ku një nga shtyllat e politikës së jashtme që ka të bëj me politikën rajonale është bërë si kalaja e Rozafës në Kosovë, disa e shembin ditën e disa e shembin natë. Nuk fitohet lufta diplomatike me Serbinë duke bërë politikë të brendshme me politikë të jashtme dhe duke ardhur në Tiranë dhe rrotulluar thikën e nacional-folklorizmit vulgar.

 

Vendosja e traut në “Rrugën e Kombit”, edhe kjo e kritikuar nga Vjosa Osmani për Edi Ramën është një vendimarrje atdhetare.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Nëse për zonjën Vjosa, atdheu është Kosova dhe Shqipëria,atëherë ky është një tra në mes të atdheut që duhet ta paguajnë të gjithë atdhetarët.

Po aq politike të jashtme, kryeministri e quajti edhe sigurimin e vaksinës kundër Covid-it. Edhe pse nuk e ka një datë se kur ajo do të mbërrijë në Shqipëri, Edi Rama i mbetet të njëjtit zotim.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Një luftë e madhe që po bëhet sot prapa kuintave nga të gjitha shtetet që të kenë sasira sa më të mëdha sepse siç e dini, BE ka marrë një vendim për të ardhur keq që vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jepen tepricat. Këtu nuk ka teprica. Por unë u them të gjithëve që të jenë të qetë sepse brenda dy muajve të parë të vitit të ardhshëm këtu do të fillojë vaksinimi. Kur është puna për të bërë lypësin për Shqipërinë, besoj që dimë ta bëjmë më mirë se kushdo tjetër.”

 

Për veten e tij, kryeministri ende nuk e ka vendosur nëse do të ndjekë shembullin e disa drejtuesve të vendeve për ta bërë atë publikisht.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE  

Për sa i përket vaksinimit tim live apo me regjistrim, kjo është një çështje që nuk është problem, do ta shikojmë në kohën e duhur. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *