E mërkurë, 23 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Edi Rama uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Kosovën me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka ndarë një fotoalbum nga vizita e tij e djeshme në Pristina, duke e shoqëruar me mesazhin: “MIRËMËNGJES  dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë”.

Rama ka shprehur keqardhjen që nuk do të mund të jetë i pranishëm në manifestimin popullor të solidaritetit për ish-drejtuesit e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai theksoi solidaritetin me “katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, duke e lidhur mesazhin e tij me përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

Vazhdo të lexosh

Reklamë