Pak pas zgjedhjes ne krye të shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë urime nga disa liderë shtetesh, mes të cilëve dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Përmes një komenti ne rrjetet sociale, Rama shkruan se në cilësinë e kreut të shtetit Thaçi, do të jetë i aftë të ndërmjetësoje kalimin e krizës politike ne vend. Me herët edhe diplomatet e huaj ne Kosove kane përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit dhe nga ana tjetër dënuan përdorimin e gazit lotsjellës në kuvend nga ana e opozitës dhe dhunën ne protestën jashtë ambienteve të parlamentit. Diplomati amerikan Greg Delawie ka thënë se mbështet plotësisht institucionet e Kosovës, ndërsa ka bërë përgjegjës deputetet opozitarë për pengimin e proceseve demokratike në vend. Një qëndrim më diplomatik ka mbajtur përfaqësuesi i BE-së Samuel Zbogar, i cili ka ftuar përfaqësuesit opozitar për dialog.
Edi Rama uron Hashim Thaçin
