Pas zgjedhjes së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Në një postim në rrjetet sociale ai ka uruar Dumanin për postin e ri.

 

Kryeministri ka ironizuar edhe opozitën duke thënë se me emërimin e Dumanit në krye të SPAK merr fund edhe thashethemi që qeveria ka kapur institucionet e drejtësisë.

 

Procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të SPAK foli vetë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë dhe të gjitha thashethemet e katundit politik e mediatik për kapjen e skapjen e SPAK-ut nga regjimi i mori era! Urime drejtuesit të ri dhe fjalën le ta marrë puna me rezultate konkrete!”, shkruan kryeministri Rama në mesazhin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *