Edi Rama tregon se kur do të hapen baret dhe restorantet

Kryeministri Edi Rama deklaroi se baret dhe restorantet do të jenë të fundit në listën e bizneseve që do të hapen. Për kreun e qeverisë, kjo është e vetmja mënyrë si mund ta fitojmë këtë betejë.
“Restorantet do të jenë të fundit që do të hapen, kështu e ka kjo punë, më vjen shumë keq. Ne po përgatisim programin e hapjes graduale që do të jetë i qartë dhe strikt për rregullat që duhet të ndjekin ata që do të hapen. Duke parë edhe vendet e tjera, asnjë vend nuk ka folur për një hapje ku restorantet dhe baret janë pjesë në fillim apo në mes të procesit. Janë të fundit.”
Rama premtoi edhe për punonjësit në transport publik se do të përfitojnë nga paketat financiare.
“Të gjithë ata që punojnë në transport dhe janë biznes i vogël janë të përfshrië në paketë e parë. Të gjithë ata që janë punonjës transporti në biznes të madh, do të përfitojnë të gjithë nga paketa e zgjeruar, shoferë, faturono do të marrin 400 mijë lekë, të gjithë pa dallim.”




