I pyetur nga gazetarët, kryeministri Edi Rama pohoi se Shqipëria nuk ka asnjë problem me Kosovën.

 

Rama e bëri këtë sqarim duke ju përgjigjur presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka rezerva për shengenin rajonal dhe tarifën në Rrugën e Kombit.

 

Për kreun e qeverisë, Kosova ka një problem me veten.

 

“Unë mund të them që sigurisht që objektivi ynë ka qenë dhe mbetet zero probleme me fqinjët. Por kjo nuk do të thotë fshehje e problemeve, do të thotë zerim i roblemve. Përtej kësaj, në këtë rast, nuk është se ne kemi probleme, nuk kemi asnjë problem me Kosovën. Për fat të keq Kosova ka probleme me veten. Unë shoh se prej disa kohësh tashmeë politika e brendshme është bërë e jashtme dhe anasjelltas. Kjo e ka rraskapitur Kosovën së brendshmi dhe së jashtmi. Është tipike ajo që ndodh me qasjen ndaj shengenit rajonal ku një nga shtyllat e politikës së jashtme, që ka të bëjë me politikën rajonale, është bërë si Kalaja e Rozafës, disa e ngrenë ditën, disa e shembin natën.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *