Subscribe

Për të dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës në një shtet të vetëm, është i pashmangshëm.

 

Pas kreut të qeverisë së Prishtinës, edhe ai i Tiranës, deklaroi se nëse do të zhvillohet një referendum për bashkimin e dy vendeve, Edi Rama tha se do te votonte pro, si edhe homologu i tij.

 

Të vetmin parashikim që dy shefat e qeverise nuk bënë është se kur do të ndodhë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

“Kjo është pyetja apo provokacija? Tani në rast se më pyesni në hipotezën  e një referendumi paqësor për bashkimin  Shqipërisë me Kosovën, unë do votoja hapur pro. Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo, po ju provokoj edhe unë them që do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si apo kur, por që kjo do të ndodhë një ditë unë them që po. Ata që dalin e bërtasin për Shqipërinë e Madhe ju them që fallxhorët nuk gjykohen se është fall. Nëse do të hidhja fall dhe në këtë rast po e hedh me imagjinatë, po them që do të ndodhë”.

 

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Kur flitet për bashkimin e shqiptarëve nuk mund të vendosim ne mbi procese historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.

 

Nëse Shqipërinë dhe Kosovën e shohin në të ardhmen të bashkuar, për nismën “Ballkani i Hapur”, Kosova nuk ka ndryshuar qëndrim, është kundër.

 

Por pavarësisht refuzimit të Kosovës, Edi Rama tha se Shqipëria dhe Kosova veprojnë si një trup i vetëm për të ardhmen e përbashkët.

 

 

EDI RAMA

 

Përsa i përket Ballkanit të Hapur, kemi sigurisht dy qasje të ndryshme, por nga ana tjetër duhet edhe ju edhe të gjithë të mësohen me faktin që të mund të mendojmë njëlloj për të gjitha gjërat, por të mos na pengojë të bëjmë gjërat e duhura në funksion të së ardhmes së dy vendeve.Këto opinione të ndryshme për Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh. Nëse më lejoni t’i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku njëra kokë sheh nga njëra anë dhe koka nga ana tjetër, por trupi qëndron drejt.Që do të thotë që shqiponja është krejtësisht e informuar në 360 gradë. Prandaj mos keni asnjë dyshim që shqiponja me dy koka rrezikon të kapet në befasi nga njëra anë apo tjera, pasi i kontrollon me sy të dyja anët. Mendoj se është një vlerë e shtuar në këtë rast në këtë periudhë të historisë sonë, që jemi një shqiponjë me dy koka

 

Ne konferencën e përbashkët për shtyp, në mbyllje të mbledhjes së 7 mes dy qeverive, dy kryeministrat theksuan se edhe marrëveshjet e nënshkruara këtë të premte, do të çojnë në zhdukjen e kufirit fizike mes dy vendeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *