Subscribe

Kryeministri Edi Rama, shfrytëzoi konkursin për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit, për të treguar reformat e ndërmarra, që sollën ndryshimin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Para aplikantëve, kreu i qeverisë u shpreh se Policia e Shtetit, sot renditet në listën e institucioneve më të besueshme në vend, ndryshe nga ç’ishte në qeverisjen e kaluar. Për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, reformimi i policisë ka dhënë frytet e tij. Por ai mbajti një qëndrim kritik ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tij, ende mban të lirë njerëz përgjegjës për ngjarje të rënda, sikundër është tragjedia e Gërdecit. Në konkursin për t’u bërë pjesë e Akademisë së Rendit, janë regjistruar 5 mijë aplikante për 300 vende, ndërkohë që një kuotë e caktuar i janë rezervuar edhe atyre që vijnë nga minoritetet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *