E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 23 minuta më parë
Video · Politikë

Edi Rama për llogaridhënien publike

Në takimin e dytë të llogaridhënies publike në Tiranë, kryeministri Rama bëri të qartë se Vettingu do të pastrojë rrënjësisht gjykatat dhe prokuroritë, për ti hapur rrugë drejtësisë së re.

 

Se dyti realizuam një objektiv historik: ndikoi vota, duke sjelle Vettingun e gjyqtareve dhe prokuroreve. Sot nuk do ishin duke u tundur te gjitha kolonat e pallatit te drejtësisë qe ne kemi premtuar se do ta shembim dhe po e shembim.

 

Reklamë

Flasim për Shqipërinë e te nesërmes sot, me shume se e djeshmja, sepse sot dy objektivat janë ne funksion te asaj qe vjen me pas: te negociatave dhe nisjes se drejtësisë se re qe do te ndëshkojë gjithçka.

 

Por asnjë i ndëshkuar sipas Ramës nuk do të ketë mundësi të gëzojë milionat e fituara nga korrupsioni.

 

Jo kjo është një dardhe qe e ka bishtin mbrapa. Për momentin kaq është puna: Vettingu ka qellim te pastrojë sistemin dhe pallatin e drejtësisë te bazuar ne kushtetute te hyjnë prokurore e gjykatës qe e meritojnë, dhe pastaj ata te çliruar nga kthetrat e politikes, te vendosur ne pozicione sipas meritës, do te ndajnë shapin nga sheqeri. Ata do te kthehen me pas si individë qe do te japin llogari. E po ashtu edhe politikanet nga me i gjati e deri te me i shkurtri do te provohen si te ndershëm si kush paraqitet e kush nuk paraqitet ne prokurori e gjykate kur ato te jene pastruar nga llumi.

 

Shefi i qeverise siguroi se reformat kane sjelle rritje te punësimit e nga ana tjetër qeveria synon ti japë me shume hapësirë biznesit duke rritur kufirin e xhiros.

 

Më herët gjatë ditës, në takimin e parë të llogaridhënies publike shefi i qeverise pranoi se gjatë takimeve me qytetarët, do të mbahen shënim të gjitha problemet për tu dhënë zgjidhje.

Më shumë video

Reklamë